Presidenti turk Erdogan, gjatë deklaratës për shtyp, me kryeministrin Rama, deklaroi se marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë të forcuara nga lidhje historike dhe afërsia kulturore,, në fakt shtrihen përtej një shekulli
Erdogan: Të nderuar ministra, të nderuar anëtarë të medias ju përshëndes me ndjenjat e mia më të përzemërta në emër tim personal dhe kombit tim.
Jam I nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror në Shqipëri, me rastin e këshillit të dytë të bashkëpunimit tonë të nivelit të lartë.
Sikurse e dini ne vitin e kaluar festuam 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike me Shqipërinë.
Në fakt marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë të forcuara nga lidhje historike dhe afërsia kulturore ,, në fakt shtrihen përtej një shekulli. me konsultimet tona të sotme ne e thellojmë më tej partneritetin tonë strategjik të cilët e ndërtuam në vitin 2021 mbi këtë themel historik, njerëzor dhe kulturor.
Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme në fushat e bashkëpunimit që përcaktuam në takimin tonë të parë të Këshillit në Ankara, në shkurtin e kaluar.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.