Shqipëria për herë të dytë anëtare në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, Rama: Tjetër rol ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Shqipërisë, pë rher ëtë dytë, si anëtarë e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB.

Në një postim në Fejsbuk (Facebook), Rama shkruan se 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro vendit tonë.

Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

Shqipëria merr një tjetër rol ndërkombëtar! Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro Shqipërisë si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

15 anëtarët e rinj të KDNJ: Shqipëria; Brazili; Bullgaria; Burundi; Kina; Bregu i Fildishtë; Kuba; Republika Domenikane; Franca; Gana; Indonezia; Japonia; Kuvajti; Malaui; Hollanda”, shkruan Rama.

Lajmin e bëri me dije ditën e djeshme (10 tetor), Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, duke e konsideruar një tjetër arritje të madhe e politikës dhe diplomacisë së jashtme shqiptare.

Sipas ministrit, objektivi kryesor i Shqipërisë, si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut do të jetë të punojë brenda Këshillit dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar respektimin universal të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, për të gjithë individët pa diskriminuar askënd.

Këshilli, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

1 hour ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

1 hour ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

3 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

3 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

3 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

4 hours ago

This website uses cookies.