STADIUM TIFO

STADIUM TIFO

Llogaritë janë të thjeshta, një barazim në ndeshjen e radhës dhe Shqipëria fluturon në Gjermani e ky duket se është një formalitet. 5 golat e shënuar në Arenën Kombëtare ndaj Polonisë dhe Republikës Çeke do të mbahen mend gjatë jo për biletën që është gati e prerë por për futbollin modern, gati gati të pabesueshëm.

Skuadër në kuptimin më të plotë të fjalës. Mjeshtërisht Sylvinho e ka bërë këtë grup cinik, fatal për kundërshtarët në momentet e përgjumjes së tyre. Jo rastësisht edhe kur Çekia mbeti me 10 lojtarë, trajneri kërkoi mbrojtje fanatike dhe ky është mentaliteti që simbolizon këtë grup i cili i miksuar me talentin e Asanit, grintën e Asllanit, spektaklin e Bajramit apo këmbënguljen e Dakut e Ramadanit, bëhet “vdekjeprurës” për rivalët.

Në grupin E tashmë situata është qartësuar për kuqezinjtë që me 13 pikë janë pothuajse pa rivalë pasi edhe në rastin më të keq, atë të pikëve ët barabarta në fund, avantazhi në ëprballjet direkte është i dikshëm me Poloninë dhe Republikën Çeke, ndërsa Moldavia mbetet një tokë për t’u zbuluar në muajin nëntor kur eleminatoret do të mbyllen me sfidën ndaj modestëve të Ishujve Faroe. 1 pikë në 180 minuta është minimumi që mund të pretendojmë nga kjo kombëtare pasi me kualifikimin në xhep, tashmë objektiv duhet të jetë vendi i parë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.