Shqipëria përballë Suedisë mbrëmjen e sotme, Sylvinho me disa ndryshime në fushë ndaj nordikëve

Shqipëria do të kryejë sot në orën 19:00 testin e radhës në miqësoren ndaj Suedisë, sfidë e cila do të luhet në “Friends Arena”.

Sylvinho dhe skuadra dëshirojnë të lejnë pas atë humbje në Parma ndaj Kilit, dhe të fokusohen në përballjen ndaj nordikëve për të marrë një rezultat pozitiv.

Pritet rikthimi i Etrit Berishës nga minuta e parë në portë, me gardianin i cili nuk ishte në dispozicion ndaj Kilit duke u zëvendësuar nga Strakosha.

Në mbrojtje pritet që Balliu të aktivizohet në krahun e djathtë në vend të Hysaj, ndërsa në qendër do të jetë dyshja Kumbulla-Gjimshiti, ndërsa në të majtin konfirmohet përsëri Mitaj.

Asllani dhe Ramadani do të vazhdojnë të kontrollojnë mesfushën, ndërsa sulmi pritet të ketë një ndryshim rrënjësor.

Hoxha dhe Muçolli mendohen të jenë në krahët e sulmit, të cilët do të mbështesin Armando Brojën, i projektuar titullar në këtë miqësore. Pas treshes së sulmit, mendohet se Bajrami do ta nisë nga stoli ndeshjen dhe në vend të tij do të aktivizohet Ernest Muçi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.