Categories: AktualitetLajme

Shqipëria përgatitet për hapjen e grupkapitujve themelorë, Hasani, takim me Varhelyin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi në Luksemburg, një takim me Komisionerin Europian për Fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

Ministri Hasani tha se, gjatë takimit, palët diskutuan përgatitjen e Shqipërisë për hapjen e grupkapitujve themelorë të negociatave.

Hasani theksoi se zgjerimi i BE-së është me rëndësi për stabilitetin dhe në dobi për të gjitha palët.

“Zgjerimi ka rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian ashtu sikurse edhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Qëndrimi njëditor në Luksemburg u mbyll me audiencën e Dukës së Madh, Henri.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë dje në takimin e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme në Luksemburg.

Gjatë takimit, ministri Hasani rikonfirmoi edhe një herë, përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zëvendës presidenti i FIFA-s thirrje Anglisë: Hidhni kandidaturën për Botërorin e 2038-ës!

Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…

4 hours ago

Metodologjitë e kërkimit në doktoraturë / Ligjëratë akademike në UNISHK nga profesori belg Jean-Michel De Waele

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…

6 hours ago

Hyrja e Shkodrës / Vijon pandërprerë puna për ndërtimin e korsive të reja

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…

6 hours ago

Nostalgjia e  emigrantëve / Oboti, peng i  Zef dhe Simon Çukajt

Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…

6 hours ago

Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj / Kryebashkiaku i Vau të Dejës flet gjatë inspektimit të punës tek kanalet vaditëse

Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…

6 hours ago

Dita Ndërkombëtare e Familjes / Festë e veçantë në shkollën “Pashko Vasa” me nxënës, mësues dhe prindër

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…

6 hours ago