Categories: LajmePolitikë

Shqipëria përmbyll mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Hasani: Partner i besueshëm për BE-në

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani gjatë fjalës së tij në videomesazhin e dhënë me rastin e përfundimit të mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, renditi disa prej arritjeve të vendit tonë gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare. Hasani u shpreh se Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz dhe aktiv në ndjekjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ndërsa Shqipëria përfundon mandatin e saj të parë dy-vjeçar, si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, dëshiroj të ndaj me një krenari të veçantë një mesazh nga kjo dhomë ku gjatë 2-viteve të fundit vendi ynë ka punuar së bashku me anëtarë të tjerë dhe ka luajtur një rol aktiv në ndjekjen e paqes dhe sigurinë ndërkombëtare.

E udhëhequr nga parimet dhe vlerat e saj, Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz i cili është vlerësuar nga miq e aleatë si dhe nga shoqëria civile e organizata ndërkombëtare.

Ne bëmë pjesën tonë duke marrë përsipër më shumë përgjegjësi edhe nëse kjo do të thoshte t’u dilnim përballë vendeve të mëdha dhe lojtarëve globalë.

Ne mbrojtëm fortë kauzën ukrainase sepse ajo  ishte e drejtë dhe përfaqëson diçka të rëndësishme për ne. Gjatë këtyre dy viteve ne ngritëm me vendosmëri avancimin e  agjendës së grave për paqe dhe siguri”, tha Hasani, teksa shtoi se Shqipëria ka rritur profilin e saj në arenën ndërkombëtare dhe forcoi pozicionin e saj si një aktor i besueshëm dhe aktiv në rajon e më gjerë.

“Ne arritëm të sjellim një zë të fortë dhe të besueshëm në Këshillin e Sigurimit duke rritur profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke forcuar pozicionin tonë si një aktor i besueshëm dhe aktiv në rajon, e një aleate dhe partner i besueshëm për BE-në”, tha Hasani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

12 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

12 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

13 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

13 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

13 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

13 hours ago

This website uses cookies.