Lajme

Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit

Shqipëria është përzgjedhur për partneritet me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), një agjenci e pavarur e zhvillimit të qeverisë amerikane që punon për të reduktuar varfërinë globale nëpërmjet rritjes ekonomike. Lajmi bëhet me dije nga ambasada amerikane përmes një njoftimi, ku shkruhet se vendi ynë u përzgjodh në vlerësim të historisë demokratike, përpjekjeve të institucioneve për të luftuar korrupsionin e për të mbështetur sundimin e ligjit, “si dhe sfidat e vazhdueshme zhvillimore me të cilat Shqipëria vazhdon të përballet”. 

MCC dhe qeveria shqiptare do të punojnë në bashkëpunim me organizatat dhe komunitetet lokale për të identifikuar kufizime të qenësishme që pengojnë rritjen ekonomike në Shqipëri.

Kjo analizë bashkëpunuese, e drejtuar nga të dhëna, do të ofrojë informacion për hartimin e një programi. Madhësia dhe përmbajtja e programit përfundimtar varet nga puna analitike e bërë në partneritet mes MCC dhe qeverisë shqiptare, disponueshmëria e fondeve dhe miratimi i programit të propozuar nga Bordi Drejtues i MCC. MCC dhe ambasada presin me kënaqësi të punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për të nisur procesin për marrëveshjen e zhvillimit”, shkruan ambasada e SHBA.

Megjithatë, përzgjedhja nuk garanton që Shqipëria do të përfitojë një program kompakt. Ambasada amerikane sqaron se bordi i MCC-së do të vazhdojë të kërkojë prova të zhvillimit të suksesshëm të programit kompakt dhe angazhimit të vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj kritereve të kualifikueshmërisë të MCC-së.

Legjislacioni, i cili rezultoi nga një përpjekje ndërpartiake, zgjeron grupin e vendeve kandidate të MCC me 33 vende dhe e pozicionon agjencinë për t’u angazhuar më thellë në rajone të ndryshme anembanë botës.

Kjo reformë përfaqëson një ndryshim historik që rrit misionin dhe ndikimin e agjencisë. Dje, MCC publikoi skedat e rezultateve për këtë grup të ri vendesh. Kriteret rigoroze të kualifikueshmërisë së MCC-së dhe procesi i përzgjedhjes konkurruese krijojnë një nxitje të fortë për vendet që të reformojnë politikat e tyre edhe përpara se të shpenzohet një dollar i vetëm nga programi – i referuar si “Efekti MCC”. Vendet në mbarë botën po përdorin skedën e rezultateve të MCC-së si një udhërrëfyes për politikat dhe reformat institucionale për t’u kualifikuar për financim nga MCC dhe për të identifikuar se ku nevojiten përmirësime për të nxitur rritjen ekonomike”, shkruan ambasada amerikane. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

15 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

15 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

15 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

15 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

15 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

15 hours ago

This website uses cookies.