Shqipëria, pjesë e marrëveshjes së OBT/ Qeveria dorëzon instrumentat e pranimit, çfarë përfitojmë
Shtatë anëtarë të Organizatës Botërore të Tregtisë-së, përfshirë Shqipërinë, depozituan instrumentet e tyre të pranimit të Marrëveshjes për Subvencionet e Peshkimit.
Çdo pranim zyrtar i Marrëveshjes për Subvencionet e Peshkimit shënon një hap të rëndësishëm drejt hyrjes së saj në fuqi, e cila është kaq e rëndësishme për shëndetin e oqeanit, për jetesën dhe sigurinë ushqimore të miliona njerëzve.
Ndalimi i subvencioneve lidhur me peshkimin e paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar, peshkimin e rezervave të mbipeshkuara ose peshkimin në det të hapur të parregulluar është në përputhje me politikën që Shqipëria ka ndjekur në fushën e peshkimit brenda zonës ekskluzive ekonomike.
Nga kjo Marrëveshje do të përfitojnë anëtarët në zhvillim si Shqipëria, duke ofruar ndihmë për zbatimin e Marrëveshjes dhe menaxhimin më të mirë të rezervave të peshkut.
Në të njëjtën kohë ndalon subvencionet e dëmshme të peshkimit nga anëtarët më të mëdhenj subvencionues.
Marrëveshja dhe fondi i saj përkatës për zhvillimin e kapaciteteve do të japin një kontribut të rëndësishëm në qëndrueshmërinë afatgjatë të oqeaneve, jetesën e komuniteteve të peshkimit dhe sigurinë ushqimore të miliona njerëzve.