Categories: KulturëLajme

Shqipëria pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të turizmit FITUR në Madrid

Shqipëria do të prezantojë potencialet e saj turistike përmes një agjende të nivelit të lartë nën organizimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Panairin Ndërkombëtar Fitur, Madrid i cili mbahet nga 24 deri në 28 janar.

Në ceremoninë e hapjes së panairit do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama me një agjendë takimesh me përfaqësues të lartë të sektorit të turizmit, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili.

Në stendën e Shqipërisë gjatë ditëve të këtij panairi ndërkombëtar të turizmit, përveçse do të prezantohet diversiteti i ofertës sonë turistike mes 152 vendesh pjesëmarrëse, do të mbahen gjithashtu takime të nivelit të lartë mes ministres Mirela Kumbaro dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me ministra dhe personalitete shtetërore për çështjet e turizmit e të mjedisit, përfaqësues të biznesit privat e industrisë së turizmit.

Ministrja Kumbaro do të zhvillojë takime me Ministrin e Turizmit dhe Tregtisë në Andorra, Jordi Torres Falco si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Europian dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Jose Manuel Albares. Gjithashtu, ministrja Kumbaro do të diskutojë çështje të turizmit dhe mjedisit në takimet me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Mjedisit Hugo Moran Fernandez si dhe me Sekretaren e Shtetit për Turizmin, Rosana Morillo.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përmes një komunikimi publik, prezantoi spotin promovues të stendës së Shqipërisë, një parajsë e turizmit lokal përballë turizmit global. “Me një agjendë të nivelit të lartë dhe shumë takime me turoperatorë e përfaqësues të sektorit të turizmit në “shtëpizën” tonë ujdisur me shumë përkushtim nga stafi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në këtë panair ndërkombëtar prezantojmë diversitetin e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla, lokale e mikpritjeje shpirtërore që qëndron me krenari përballë turizmit global e gjitha për t’u zbuluar”, është shprehur ministrja Kumbaro.

Shqipëria prezanton në këtë ngjarje të rëndësishme për turizmin, modelin e saj të diversitetit turistik nën kornizën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në harmoni me mjedisin. Nën sloganin “Albania, all you need is here”, Shqipëria synon të tërheqjen e vizitorëve përmes shembullit të praktikave pozitive e të qëndrueshme në turizëm që promovojnë destinacone të turizmit natyror, prodhuesit lokalë, traditat e lashta, produktet artizanale e mikpritjen shpirtërore.

Për vitin që shkoi, Shqipëria priti 87 mijë vizitorë spanjollë, ndërkohë që media e njohur spanjolle “El Debate” e ka shpallur Shqipërinë si ‘destinacionin trend’ për vitin 2024, duke rritur pritshmëritë për tërheqjen e vizitorëve nga ky shtet.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Data e zgjedhjeve parlamentare, Begaj pret sot përfaqësues të PD dhe PS

 Presidenti i Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare…

3 minutes ago

Media spanjolle “El Periódico”: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Disa turistë tashmë e kanë eksploruar dhe shijuar Shqipërinë gjatë verës, por ajo që shumë…

6 minutes ago

Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion…

8 minutes ago

“Një ditë kuqezi në Londër”, Rama ndan fotot nga takimi me shqiptarët në Angli

Një ditë pas takimit me shqiptarët në Londër, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në…

10 minutes ago

Shikimi i njeriut me katërputroshin e lidh atë me emocionet e tij

Marrëdhënia mes qenit dhe pronarit është gjithmonë e veçantë. Kaq e veçantë, saqë kur të…

28 minutes ago

Nga Finlanda në Itali, historia e trishtë e një … gushkuqi!

Një histori e trishtë e një zogu shtegtar (gushkuq) ka ngjallur emocione tek shumë njerëz.…

32 minutes ago

This website uses cookies.