Shqipëria prek fundin, mundet nga Ukraina

Shqipëria ka pësuar një humbje 2-1 në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, atë me Ukrainën në “Air Albania”. Një disfatë që i ka vendosur kuqezinjtë në vendin e fundit në grup, që do të thotë zbritje në Ligën C.

Sfida nisi me një minutë heshtje në nderim të 14-vjeçarit Martin Cani, futbollist i Dinamos, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike.

Më pas pjesa e parw foli për skuadrën e Ukrainës, e cila brenda 10 minutave arriti të shënojë dy herë me një lehtësi të pabesueshme, me Zinchenko 5′, Yaremchuk 10′. Nuk munguan dhe mundësi të tjera për skuadrën e drejtuar nga Rebrov, ndërsa reagimi kuqezi ishte mjaft i vakët.

Megjithatë, në pjesën e dytë situata ndryshoi, aktivizimi i Uzunit dhe Bajramit i dha një tjetër ritëm formacionit kuqezi. Nje penallti e fituar nga Uzuni, e kthyer në gol nga Bajrami në minutën e 75-të solli më shumë entuziazëm, por pa arritur te hapi vendimtar, për të marrë të paktën barazimin.

Mbyllet 1-2 me Shqipërinë që prek vendin e fundit, me 7 pikë, që do të thotë se zbret në Ligën C. Gjeorgjia po me 7 pikë do të luajë në play out, për të pretenduar qëndrimin në Ligën B.

Çekia e ka mbyllur në vend të parë dhe do të ngjitet automatikisht në Ligën A, ndërsa Ukraina e vendit të dytë do të luajë në play off për të pretenduar ngjitjen.  

Mbyllet sfida, Shqipëria është mundur 1-2 nga Ukraina në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve. Për kuqezinjtë goli i vetëm u shënua nga Bajrami në minutën e 75-të me penallti. Për ukrainasit shënuan Zinchenko 5′, Yaremchuk 10′.

90’ – Strakosha shpëton dy herë portën nga pësimi i golit.

78’ – Asllani nis një top të bukur për Bajramin, i cili gjuan, por goditja e tij është devijuar në këndore.

75′ – Gooool, Bajrami ka ngushtuar diferencën nga pika e penalltisë, 1-2.

62’ – Ajeti provon me një goditje të fortë nga distanca, pret me vështirësi Trubin.  

57’ – Mitaj shërben për Uzunin, por goditja e sulmuesit kuqezi është jashtë kuadratit.  

55’ – Sudakov ka të gjithë hapësirën e nevojshme, por goditja e tij nga distanca është e gabuar.

46’ – Kuqezinjtë e nisin pjesën e dytë menjëherë në sulm, Uzuni shfaqet rrezikshëm në zonën ukrainase, por në momentin e fundit është neutralizuar nga mbrojtja.

Ka nisur pjesa e dytë me kuqezinjtë që kanë bërë ndryshime: Uzuni për Dakun dhe Bajrami për Asanin.

Është mbyllur pjesa e parë në “Air Albania” me avantazhin e dyfishtë të ukrainasve përballë kuqezinjve. Golat u shënuan nga Zinchenko 5, Yaremchuk 10′

45’+1 – Spektakël i Ernest Muçit, por gjuajtja e tij nga distanca nuk ka përfunduar në rrjetë.

40’ – Mudryk ka një mundësi të mirë për të shënuar, por nuk koordinohet si duhet dhe goditja e tij përfundon jashtë.

25’ – Qazim Laçi provon me një gjuajtje, por vetëm rrjetë e jashtme.

14’ – Kuqezinjtë provojnë të dalin nga situata në të cilën ndodhen, por nuk arrijnë të veprojnë si duhet në momentin e fundit, mbrojtja ukrainase tregohet e kujdesshme.

10’ – E pabesueshme se çfarë ndodh në “Air Albania”, Ukraina dyfishon shifrat me Yaremchuk.

5’ – Ukraina ka zhbllokuar sfidën, është Zinchenko që ka mposhtur portierin Strakosha

1’ – Topi i parë shkelmohet nga ukrainasit.

Ka nisur sfida në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndeshja e fundit e Grupit B1 në Ligën e Kombeve.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.

Trajner: Silvinjo

UKRAINA: Trubin, Konoplia, Zabarnji, Matvijenko, Mikolenko, Kaliuzhnji, Hutsuliak, Sudakov, Zinçenko, Mudrik, Jaremçuk.

Trajner: Sergei Rebrov

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.