Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit 2027, Rama: Trofe për reformën në drejtësi

Kongresin Botëror të Ligjit

Shqipëria është zgjedhur të presë Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka udhëtuar drejt Madridit për të marrë pjesë edhe në ceremoninë e njoftimit publik.

Duke e konsideruar si trofe për vlerësimin e reformës në drejtësi, Rama tha ky kongres është një njohje e madhe për Shqipërinë në përparimin e forcimit të sundimit të ligjit.

Kryeministri Rama lexoi edhe letrën e Javier Cremades, Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve, ku shkruhej se përzgjedhja e Shqipërisë si vendi pritës është një njohje e demokracisë së saj të re dhe institucioneve të forta të sundimit të ligjit.

“Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratik nga kontinente të ndryshme. Duke zgjedhur Shqipërinë si vendi pritës të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njoh demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin e ligjit si garanci për dinjitetin njerëz dhe zhvillimin për qytetarët e saj. Kongresi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për vendin tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë, respektin ndaj ligjit ndërkombëtar dhe respektin ndaj sundimit të ligjit”, kështu shkruhet në letrën e presidentit të Shoqatës Botërore të Juristëve, Javier Cremades, profesor i të drejtës kushtetuese dhe avokat me prestigj të madh.

Ky kongres do të mbahet në Tiranë dhe do të tërheqë juristë dhe përfaqësues nga e gjithë bota. Një nga momentet më të rëndësishme të kësaj ngjarje do të jetë ndarja e Çmimit të Paqes dhe Lirisë Botërore, i njohur si “Nobeli i Ligjit”, një çmim që e kanë fituar personalitete si Winston Churchill, Nelson Mandela dhe Mbreti Felipe i VI i Spanjës.

Kongresi Botëror i Ligjit është një mundësi për Shqipërinë për të prezantuar përparimet e saj në drejtësi dhe respektin ndaj ligjit ndërkombëtar. Ky ngjarje do të zhvillohet në vitin 2027, kur Shqipëria do të jetë gjithashtu vendi pritës i samitit të NATO-s dhe i Kampionatit Europian të Futbollit për të rinjtë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.