Lajme

Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit 2027, Rama: Trofe për reformën në drejtësi

Shqipëria është zgjedhur të presë Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka udhëtuar drejt Madridit për të marrë pjesë edhe në ceremoninë e njoftimit publik.

Duke e konsideruar si trofe për vlerësimin e reformës në drejtësi, Rama tha ky kongres është një njohje e madhe për Shqipërinë në përparimin e forcimit të sundimit të ligjit.

Kryeministri Rama lexoi edhe letrën e Javier Cremades, Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve, ku shkruhej se përzgjedhja e Shqipërisë si vendi pritës është një njohje e demokracisë së saj të re dhe institucioneve të forta të sundimit të ligjit.

“Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratik nga kontinente të ndryshme. Duke zgjedhur Shqipërinë si vendi pritës të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njoh demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin e ligjit si garanci për dinjitetin njerëz dhe zhvillimin për qytetarët e saj. Kongresi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për vendin tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë, respektin ndaj ligjit ndërkombëtar dhe respektin ndaj sundimit të ligjit”, kështu shkruhet në letrën e presidentit të Shoqatës Botërore të Juristëve, Javier Cremades, profesor i të drejtës kushtetuese dhe avokat me prestigj të madh.

Ky kongres do të mbahet në Tiranë dhe do të tërheqë juristë dhe përfaqësues nga e gjithë bota. Një nga momentet më të rëndësishme të kësaj ngjarje do të jetë ndarja e Çmimit të Paqes dhe Lirisë Botërore, i njohur si “Nobeli i Ligjit”, një çmim që e kanë fituar personalitete si Winston Churchill, Nelson Mandela dhe Mbreti Felipe i VI i Spanjës.

Kongresi Botëror i Ligjit është një mundësi për Shqipërinë për të prezantuar përparimet e saj në drejtësi dhe respektin ndaj ligjit ndërkombëtar. Ky ngjarje do të zhvillohet në vitin 2027, kur Shqipëria do të jetë gjithashtu vendi pritës i samitit të NATO-s dhe i Kampionatit Europian të Futbollit për të rinjtë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përmirësohet situata me valën e gripit në javën e 5-të, rreth 900 raste më pak

Në javën e pestë, vala e gripit në vend ka shënuar rënie. Grafiku i bërë…

1 hour ago

Punimet tek kopshti “Njomëzat” – Bashkia Shkodër i përgjigjet kërkesave të komunitetit të zonës

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar gjatë ditës së sotme përfundimin e punimeve…

2 hours ago

“Emocionet e pas ndeshjes” në RTSH Shkodra, analiza e ndeshjes Elbasani-Vllaznia për Kupën e Shqipërisë

Analiza e ndeshjes, Elbasani-Vllaznia, dhe ndeshjeve të tjera të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për…

2 hours ago

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi – Mali i Zi, po ecën…

2 hours ago

Infermierët e rinj “zbulojnë” SHBA-në , Pjetri: 18 ish- studentë kanë kërkuar ekuivalencë  të diplomës

Prej 2 vitesh diploma e Infermierisë së Përgjithshme Shkodër njihet edhe në Shtetet e Bashkuara…

2 hours ago

Ekspozita me korrespondenca “Letra nga Ferri” – Ekspozita paraqet përvojën e të burgosurve politikë të regjimit komunist

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, në bashkëpunim me Muzeun “Vendi I…

2 hours ago

This website uses cookies.