Lajme

Shqipëria rikthen plazhet publike, Rama kërkon kualifikim të stafeve të shërbimit

Të gjithë plazhet shqiptare, prej vitit të ardhshëm do të jenë publike. Përjashtim do të bëjnë vetëm strukturat akomoduese të hotelerisë.

Kryeministri e njoftoi këtë nismë në podcast-in e tij, gjatë bisedës me Gladiolën dhe Eltonin, të dy, të investuar drejtpërdrejt në fushën e turizmit dhe promovimit të vendit.

“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezlonge. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezlone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezlong. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Rama.

Vendimi vjen në një kohë që Shqipëria renditet në rang botëror, në vendet e sugjeruara për turizëm, por gjatë këtij sezoni u konstatuan problematika sa i takon rritjes së pajustifikuar të çmimeve të shezlongëve dhe akomodimit.

Rama kërkon rritjen e standardit të shërbimeve.

Një nga problemet që bëhet gjithmonë e më i mprehtë është problem i cilësisë së kapitalit njerëzor, që ka në fushën e turizmit, të trajnimit profesional, të cilësisë profesionale të aftësimit të atyre që kontribuojnë në të gjithë zinxhirin e mikpritjes. Duke nisur nga ata që presin në recepsion”, tha Rama.

Kryeministri lajmëroi gjithashtu projektin e  ndërtimit të një resorti për ski në Korçë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

1 hour ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

1 hour ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.