Shqipëria rrit me 50 herë eksportet e vajit të ullirit drejt Italisë
Shqipëria ka eksportuar 5200 ton ose 50 herë më shumë vajit ullirit vetëm në 8 muaj të këtij viti drejt Italisë, nga 60 litra një vit më parë.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila gjendet për një vizitë në Itali.
Zonja Denaj ka vlerësuar se kjo është shprehje e bashkëpunimit të shkëlqyer mes bizneseve në sektorin e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ministrja shqiptare falënderoi për mbështetjen në këtë rezultat homologun italian ministrin Francesco Lollobrigida dhe u shpreh besimplotë se, platforma e diskutuar e bashkëpunimit do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit agroushqimor dhe peshkimit për të rritur cilësinë, ekonominë e shkallës dhe hapur mundësi për tregje të reja.
Ministrja Denaj ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, në takimin e Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali drejtuar nga zv. Kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, ku u diskutuan mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në sektorët e Energjisë, Transportit, Bujqësisë, për të zhvilluar më tej potencialet ekonomike.