Shqipëria rrit me 50 herë eksportet e vajit të ullirit drejt Italisë

Shqipëria ka eksportuar 5200 ton ose 50 herë më shumë vajit ullirit vetëm në 8 muaj të këtij viti drejt Italisë, nga 60 litra një vit më parë.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila gjendet për një vizitë në Itali.

Zonja Denaj ka vlerësuar se kjo është shprehje e bashkëpunimit të shkëlqyer mes bizneseve në sektorin e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ministrja shqiptare  falënderoi për mbështetjen në këtë rezultat homologun italian ministrin Francesco Lollobrigida dhe u shpreh besimplotë se, platforma e diskutuar e bashkëpunimit do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit agroushqimor dhe peshkimit për të rritur cilësinë, ekonominë e shkallës dhe hapur mundësi për tregje të reja.

Ministrja Denaj ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, në takimin e Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali drejtuar nga zv. Kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, ku u diskutuan mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në sektorët e Energjisë, Transportit,  Bujqësisë, për të zhvilluar më tej potencialet ekonomike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

4 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

4 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

5 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

5 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

5 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

5 hours ago

This website uses cookies.