Categories: LajmeSportFutboll

Shqipëria tenton misionin e pamundur, skenari si mund të  kualifikohen kuqezinjtë

Megjithëse janë luajtur dy ndeshjet e para në grupin B, situata është mjaft e paqartë për Kombëtaren shqiptare. Të hënën kuqezinjtë  do të luajnë takimin e fundit ndaj Spanjës në Duseldorf, në ora 21:00.

Mbrëmjen e djeshme, spanjollet fituan  minimalisht ndaj Italisë 1-0 dhe shkuan  në kuotën e 6 pikëve dhe duke siguruar vendin e parë në grup dhe kalimin për më tej.

Pas saj vjen kombëtarja italiane  me 3 pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia me nga 1 pikë.

Skenari që të kualifikohet Shqipëria duket i pamundur, megjithatë lojtarët kuqezinj besojnë se do kalojnë më tej dhe këtë e shprehën edhe konferencën e djeshme për shtyp.

Shqipëria duhet me doemos të fitojë ndaj Spanjës të hënën dhe nga ana tjetër duhet që Italia të humbasë  me Kroacinë. Edhe në rast fitoreje të Italisë dhe Shqipëria nëse ia del me Spanjën renditet e treta dhe mund të shpresoj për më tej si e treta më e mirë.

Por, historiku i ndeshjeve me Spanjën është mjaft negativ për kombëtaren tonë, pasi Shqipëria ka humbur të tetë përballjet me Furinë e Kuqe.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

28 minutes ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

30 minutes ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

33 minutes ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

2 hours ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

2 hours ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

2 hours ago

This website uses cookies.