Shqipëria e futbollit të sallës ka pësuar humbjen e tretë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2026, teksa brenda katër ditëve është mundur dy herë nga Armenia. Ndryshe nga ndeshja në Jerevan, këtë herë, në takimin që është luajtur në sallën olimpike “Feti Borova” dhe që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, është mundur 1-5.
Ka rezistuar vetëm 20 minutat e para e më pas një shthurrje totale në pjesën e dytë. Serinë e golave e ka hapur Nevedrov. Pas katër minutash i njëjti autor shënon dhe golin e dytë dhe Armenia e vë gjithçka nën kontroll. Për një siguri më shumë për skuadrën e trajnerit Nazaretian vjen goli i tretë në të 31’, që ka për autor Melkonian.
Nevedrov fikson tripletën e tij, ndërsa vetëm Shqipërisë i ka shënuar pesë gola, dhe në të 37’ shifrat e rezultatit janë 4-0. Kuqezinjtë luajnë me lojtarin fluturues, që në këtë rast ishte Kryeziu, i cili në të 39’ do të shënonte golin e nderit për kuqezinjtë. E sapo është vënë topi në qendër vjen dhe goli i pestë i Armenisë e përfundimisht 5-1.
10 pikë në katër ndeshje Armenia, kurse Shqipëria 3 pikë pas një fitore e katër humbjesh me golaverazhin 5-14. E në këtë mënyrë humbet përfundimisht shansi për një vend në Play-off për të shkuar në finalet e Kampionatit Europian, kurse ndeshjet më 7 mars në transfertë ndaj Kazakistanit dhe më 12 prill ndaj Danimarkës në sallën olimpike “Feti Borova” janë thjeshtë për kalendar.
Jo pak tension në fundin e ndeshjes, atje ku armenët kanë shkuar deri në provokim ndaj lojtarëve kuqezi, por ndërhyrjet e stafeve përkatëse kanë qetësuar situatën. Përfundimisht një fushatë kualifikuese e Europianit jo e mirë për kuqezinjtë e sallës.
Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, bëri publike të mërkurën në mbrëmje të dhënat më…
Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, bëri publike të mërkurën në mbrëmje të dhënat më…
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti…
Sezoni 2025 i Jorge Martin dhe Aprilia fillon me një dëmtim të rëndë. Gjatë ditës…
Një lajm i bujshëm vjen nga Amerika: Donald Trump do të jetë presidenti i parë…
Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për…
This website uses cookies.