Categories: LajmeSportFutboll

Shqipëria, “tris” edhe ndaj Azerbajxhanit

Shqipëria e mbyll me fitore grumbullimin austriak, duke mposhtur Azerbajxhanin 3-1, në miqësoren e fundit përpara fluturimit për në Gjermani, për kampionatin Evropian. Kuqezinjtë e teknikut Sylvinho kanë treguar soliditet difensiv dhe forcë grupi, ndaj një kundërshtari, që ndryshe nga Lihtenshtejni, luajti kartat e tij dhe provoi në disa raste të impenjonte Strakoshën.

Me titullarët në fushë, me rikthimin e Gjimshitit, por në krah të Ajetit dhe jo Ismajlit, gjërat u bënë të thjeshta  në minutën e 11’ kur Bajrami zhbllokoi ndeshjen me një goditje nga distanca, duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Kush mendonte se mund të ishte e lehtë, duhet të ndryshonte mendim kur Isajev dhe Husejnov provuan të gjenin kuadratin e mbrojtur nga Strakosha.

Në minutën e 38’ megjithatë Bajrami, tepër i ekzaltuar këtë mbrëmje shkoi pranë golit të dytë, duke e detyruar portierin në një devijim të vështirë në kënd. Sylvinho kërkoi të shihte më shumë lojtarë dhe Manaj, Mihaj, Aliji dhe Hoxha morën vendin e Asanit, Brojës, Mitajt dhe Gjimshitit, me brazilianin që u kujdes gjithashtu të evitonte ndonjë dëmtim të mundshëm.

E në pjesën e dytë, pas minutave në ekuilibër, ku Strakosha fillimisht në linjë e pastaj shënjestra e gabuar e Shejdajev shpëtuan kuqezinjtë nga barazimi, ndodhi gjithçka në 10 minutat e fundit. Manaj shënoi golin e dytë në minutën e 81’, pas një pasimi të Alijit, ndërsa tre minuta nga fundi Laçi iu bashkua festës duke kompletuar trisin, pas një kombinimi me Bajramin dhe një goditje që nuk i la asnjë shans Mahamedal.

Ndoshta e konsideruan të mbyllur dhe u relaksuan para kohë, sepse në zhvillimet e një goditje këndi Gurbanli e gjeti topin në këmbë për të fiksuar 3-1, që nuk i prish asnjë punë moralit të kuqezinjve, që me dy fitore fluturojnë të shtunën drejt SportCentrum Kaiserau, për tu bërë skuadra e parë që mbërrin në Gjermani për kampionatin Evropian.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

15 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

15 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

15 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

16 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

16 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

16 hours ago

This website uses cookies.