Lajme

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili po mbahet këto vite në Berlin. Mbi 100 turoperatorë shqiptarë, sipërmarrës dhe profesionistë shpalosën të gjithë potencialin e sektorit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, foli për RTSH-në mbi ecurinë e deritanishme te sektorit të turizmit.

Për 2024-ën u mbyll me 11.7 milionë turistë të huaj, gati 12 milionë, ndërkohë që muaji janar dhe shkurt kanë një rritje prej 14–20% krahasuar me këto dy muaj të vitit të kaluar. Janë shifra premtuese. Ndërkohë që po të dëgjojmë operatorët privatë flasin për rezervime të mbyllura për të gjithë 2025-ën,” tha znj. Kumbaro.

Ministrja foli edhe për nevojat që ka sektori i turizmit në vend.

Turoperatorët ankohen se kanë më shumë kërkesa sesa kapacitete shtretërish, çka na çon te nevoja imediate për të ecur përpara me ndërtimin e strukturave akomoduese të të gjitha niveleve, që nga agroturizmi te bujtinat deri te hotelet dhe rezortet. Shqipërisë i duhen nivele të nivelit të lartë me 4–5 yje. Unë mendoj se duhet një turizëm i qëndrueshëm, i cili kërkon turistë që paguajnë më shumë, rrinë më gjatë dhe kërkojnë standarde. Standardet janë ato që quhen turizëm elitar.

Për turizmin e masës, Shqipëria nuk ka nevojë, nuk e përballon dot. Për turizmin mesatar që na duhet ne i kemi strukturat e mjaftueshme. Kjo është një ambicie shumë e madhe, prandaj e kemi vënë synimin te Shqipëria 2030, kur gjithë projektet që kanë nisur me arkitektë të famshëm botërorë, në bashkëpunim me arkitektët shqiptarë, do bëhen realitet në 4–5 vitet që vijnë,” deklaroi ministrja Kumbaro për RTSH-në.

Blerti Delija

Recent Posts

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

49 minutes ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

50 minutes ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

51 minutes ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

53 minutes ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

55 minutes ago

Berisha akuzon Ramën: Po shkel Kushtetutën duke penguar diasporën të votojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar Komisionin Qendror…

58 minutes ago

This website uses cookies.