Lajme

Shqipëria turistike në Berlin, operatorët dhe agjencitë prezantojnë bukuritë e vendit

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin është në edicionin e tij të 59-të dhe Shqipëria kishte vendin e nderit në këtë sipërmarrje me rreth 170 vende pjesëmarrëse.

Gati 120 operatorë, sipërmarrje turistike dhe agjenci në fushën e turizmit prezantojnë ofertat e tyre për Shqipërinë turistike: natyrën e mahnitshme, kulturën, kulinarinë dhe padyshim mikpritjen.

Jemi të gjithë dëshmitarë të një zhvillimi të jashtëzakonshëm të sektorit të turizmit në Shqipëri dhe do të doja të theksoja faktin që një ndryshim i qëndrueshëm në kohë dhe një përmirësim i vazhdueshëm bëhet vetëm nëse të gjithë aktorët e këtij sektori do të bashkëpunonin në një mënyrë sa më frytdhënëse dhe suportuese me njëri tjetrin,” thotë Mireda Çaçi, menaxhere hotelerie.

Ne promovojmë dhe konkurrojmë me vendet më të mira të rajonit dhe më gjerë. Është për t’u përshëndetur interesi shumë i lartë. ne si operatorë turistikë kemi takime çdo 10 min,” shprehet Vasil Bedinaj, sipërmarrës turistik.

Këtë radhë kemi ardhur jo vetëm si ‘Saranda, destinacion turistik’, por kemi ardhur të marrim edhe një çmim, pasi Saranda ka fituar Çmimin ‘Green Destinations’, çmimin e bronztë. Është ndoshta i vetmi qytet në Shqipëri që e ka fituar këtë çmim,” thotë Oltjan Çaçi, kreu i Bashkisë Sarandë.

Plot gjallëri, me valle e këngë tradicionale, marrëveshje të finalizuara, stenda e Shqipërisë ishte ndër më të vizituarat e panairit ndërkombëtar të turizmit në Berlin.

Blerti Delija

Recent Posts

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

41 minutes ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

48 minutes ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

52 minutes ago

Beci inspekton ecurinë e punimeve – Kryebashkiaku dhe banorët inspektojnë rrugët në Rrethina

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspsktuar punimet në rrugët   "Todi Germeni" dhe "Udhëtari"…

54 minutes ago

Rrugët në periferi – Banorët e lagjes “Ahmet Haxhia” pranë Udhakryqit, në pritje të investimit

Ndërsa disa prej rrugëve kryesore janë kthyer në një kantier ndërtimi mjaft të tjera mes…

55 minutes ago

Panairi “Work and Study” – Interes i lartë i të rinjve në Shkodër për arsimin dhe punësimin

Në edicionin e radhës të panairit “Work and Study” që u zhvillua në Shkodër, rreth…

57 minutes ago

This website uses cookies.