Categories: SportFutboll

Shqipëria U-17 luan miqësore me Slloveninë më datë 18 prill

Shqipëria U-17 do të luajë një ndeshje miqësore në muajin prill ndaj Sllovenisë U-17. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Sllovenisë që kjo sfidë të luhet më datë 18 prill, në ora 11:00, në Gradiska Slloveni.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin për këtë sfidë miqësore më datë 14 prill në Itali. Për trajnerin Bledi Shkëmbi kjo do të jetë prova e parë me ekipin Kombëtar U-17. Tekniku kuqezi së shpejti do të publikojë edhe listën me futbollistët e grumbulluar për këtë takimin.

Ndeshja ndaj Sllovenisë është miqësorja e parë zyrtare për këtë vit për Kombëtaren U-17, teksa kjo sfidë do të shërbejë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar nga trajneri Bledi Shkëmbi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

13 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

13 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

13 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

13 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

13 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

13 hours ago

This website uses cookies.