Shqiperia U 17
Shqipëria në futboll për femra për moshën deri në 17 vjeç i ka mbyllur fitore kualifikueset e Kampionatit Europian. Bëhet fjalë për Ligën B, grupi B4, ndërsa vajzat kuqezi të drejtuara nga Agustin Kola kanë fituar 1-0 me Kazakistanin në “Elbasan Arena”.
Një ndeshje e kontrolluar nga vajzat kuqezi, të cilat i afrohen golit në të 7’ me Gjonajn, që në ecje e sipër e godet topin pranë shtyllës së djathtë pingule të portës kazake. Më pas Naken i thotë “jo” golit në goditjen e Ndocit në të 14’. Por të njëjtën gjë e bën dhe me Vatën në të 29’ dhe Gjonajn në të 38’. Mundësinë më ideale e ka patur Ndoji në të parën minutë shtesë të pjesës së parë, por edhe pse i ka lënë nga pas mbrojtëset kazake gjuatja e saj ka lënë për të dëshiruar.
Në pjesën e dytë, kjo në të 50’. Inkursioni i shpejtë i Ndocit, goditja dhe topi që përfundon në të majtë të Naken. Kazakistani mundohet të ndryshojë ritmin e lojës, por ka hasur përballë një mbrojtje të ngjeshur dhe në vërshëllimën e fundit të Kruc, 1-0 për Shqipërinë. Në ndeshjen tjetër, Uellsi ka fituar 6-0 me Ishujt Faroe e me 9 pikë të plota e golaverazhin 9-0 siguron kalimin në Ligën A të kualifikueseve të Kampionatit Europian të Futbollit të Femrave për moshën deri në 17 vjeç, finalet e të cilin zhvillohen në Suedi më 5-18 maj 2024.
Nuk ka pushim në futbollin shqiptar dhe pas kampionatit skenën e rrëmben Kupa e Shqipërisë.…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e…
Konferenca për shtyp e takimit mes Mançester Sitit dhe Lesterit është zgjedhur nga Josep Guardiola…
Interi dhe Milani do të ndeshen përsëri badhkë. Nesër mbrëma ekipet e Milanos do të…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e…
Oborri i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës është përfshirë një rikonstruksioni të…
This website uses cookies.