Shqipëria U-17 triumfoi me përmbysje në ndeshjen miqësore ndaj Sllovenisë U-17 në Ajdovščina Slloveni, sfidë që përfundoi 2-1 për kuqezinjtë.
Protagonisti kryesor ishte sulmuesi Gabriel Kulla, i cili shënoi dy gola me fanellën kuqezi në sfidën ndaj Sllovenisë U-17. Kjo ishte edhe ndeshja e parë me ekipin Kombëtar U-17 për trajnerin Bledi Shkëmbi që debuton kështu me fitore.
Tekniku kuqezi e nisi me këtë formacion titullar takimin ndaj Sllovenisë U-17: Daniel Culi (GK), Lukas Cekrezi, Kris Gecaj (C), Agon Bajrami, Milan Kovaçi, Rikardo Sheji, Arian Gavelli Sanchez, Ardit Muldakaj, Leon Myrtaj, Jordan Luan Kinnavong, Gabriel Kulla.
Ndeshja nisi e barabartë, teksa të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në prapavijë për të shmangur çdo rrezik. Megjithatë pas disa minutave, Sllovenia gjeti golin në të 21-të me Videnović Denis.
Shqipëria u mundua të reagonte dhe ja doli mbanë të barazonte rezultatin në minutën e 41-të me Gabriel Kullën. Sulmuesi pasi avancoi drejt zonës kundërshtare u pengua nga mbrojtësi i Sllovenisë dhe arbitri kryesor akordoi penallti. Nga pikë e bardhë e 11-metrave Gabriel Kulla goditi saktë dhe barazoi rezultatin. Kaq mjaftoi për pjesën e parë që përfundoi 1-1.
Në fraksionin e dytë, Shqipëria ishte më kërkuese në lojë dhe ja doli mbanë të merrte avantazhin në minutën e 72-të. Sërish Gabriel Kulla me një lëvizje të bukur shmangu mbrojtësin kundërshtar dhe goditi saktë duke realizuar golin e dytë për Shqipërinë.
Deri në fundin e takimit trajneri Bledi Shkëmbi kreu disa zëvendësime duke aktivizuar në fushën e lojës Darli Kurtin, Ernesto Marqeshin, Flavio Shkëmbin, Serxho Voglin, Matia Koçin, dhe Emiljano Mihanën.
Në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe Shqipëria triumfoi në Ajdovščina Slloveni me rezultatin 2-1.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.