Shqipëria U-18, mund dhe Armeninë Shqipëria për moshën deri në 18 vjeç në baske…

Shqiperia U 18 mund dhe Armenine Shqiperia per moshen deri ne
Shqipëria U-18, mund dhe Armeninë
Shqipëria për moshën deri në 18 vjeç në basketboll për vajza, që drejtohet nga Elona Hasanaj, e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Kampionatin Europian, Divizioni C. Në ndeshjen e fundit, vajzat kuqezi kanë fituar ndaj Armenisë, 62-53. Kjo në një ndeshje të ekuilibruar, atje ku Shqipëria ka fituar periodën e parë 23-16. Ka reaguar Armenia, e cila duke fituar periodën e dytë 9-14 ka ngushtuar 32-30. 12-9 perioda e tretë për vajzat kuqezi, që kanë thelluar në 44-39. E fundit 18-14 dhe në përfundim 62-53.
Lojtarja më e mirë e Shqipërisë për vajza të moshës deri në 18 vjeç ishte Anisa Bokrina me 26 pikë të shënuara, 7 kapje topi në tabelë, 3 asiste dhe 1 rrëmbim të topit në aksion e sipër. Ndeshja e radhës për Shqipërinë U-18 do të jetë të shtunën në gjysmëfinale përballë Andorrës, ndërsa aktiviteti përfundon më 6 gusht me shpresën se në fund do të jenë fituese vajzat tona dhe do të jenë vitin e ardhshëm në Divizionin B.