Shqiperia U 18 mungon hapi i madh Shqiperia e moshes deri
Shqipëria U-18, mungon hapi i madh
Shqipëria e moshës deri në 18 vjeç në basketboll për femra nuk ka mundur ta bëjë dot hapin e madh. Atë fitimit të Kampionatit Europian, Divizioni C, dhe kalimin në Divizionin B. Pas katër fitoresh pikërisht në finalen e madhe vajzat kuqezi, të drejtuara nga Elona Hasanaj, janë mundur nga Malta, 47-56.
Një periodë e parë e ekuilibruar, e cila ka përfunduar në favor të Maltës, 10-9. 10-10 e dyta dhe në pushim 20-19 për Maltën. Pas pushimit, Shqipëria reagon mirë, ndërsa fiton periodën e tretë 16-18 dhe kryeson 36-37. Por e fundit është dërrmuese për vajzat tona. 20-10 për Maltën dhe në total 56-47.
Lojtarja më e mirë e Shqipërisë në këtë ndeshje ishte Brikena Mucenji me 17 pikë të shënuara, 6 kapje topi në tabelë, 2 asiste, 1 rrëmbim të topit në aksion e sipër. Kjo ishte kombëtarja më e mirë në përfaqësim në këtë verë europiane të basketbollit.
Veçse me një kombëtare të moshës deri në 20 vjeç që me shumë vështirësi qëndron në Divizionin B dhe katër ekipe të tjera përfaqësuese përsëri në Divizionin C, U-16 djem e vajza dhe U-18 e vajza, shtuar dhe dështimin e plotë të përfaqësueses së të rriturve, sërisht koshi shqiptar është në vendnumëro. Gjithsesi, edhe kështu basketbolli vazhdon të luhet…
Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…
Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…
PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…
Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…
Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…
This website uses cookies.