Lajme

Shqipëria U-19 triumfon me 3 gola në miqësoren e parë ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-19 triumfoi 3-2 ndaj Malit të Zi, në ndeshjen e parë miqësore të luajtur mesditën e sotme në Tuz. Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, me raste dhe tre gola të shënuar nga Ron Hasani, Dran Vranici dhe Xheto Joi Nuredini.

Trajneri Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Alain Taho (GK), Kleo Shpuza, Fabjan Përndreca, Denis Prendi, Antonis Dama, Matia Huqi, Ron Hasani, Dean Vranici, Flavio Sulejmani (C), Jordi Jaku, Xheto Joi Nuredini.

Shqipëria u shfaq rrezikshëm që në minutat e para, duke kontrolluar mirë topin dhe duke tentuar rrjetën kundërshtare. Goli i parë për kuqezinjtë do të vinte vetëm në minuten e 31-të falë Ron Hasanit. Sulmuesi shqiptar përfitoi nga gabimi i vendasve dhe shënoi golin e parë për kuqezinjtë. Malazezët barazuan pas 11 minutash lojë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Fraksioni i dytë nis shumë mirë për Shqipërinë e Ahmatajt, që realizon golin e dytë dhe kalon sërish në epërsi falë Vranicit. Fabjan Përndreca dhuroi bukur një top nga e majta, me Vranicin që gjendet në zonë dhe dyfishon shifrat falë një goli me kokë. Kuqezinjtë nuk ndalen këtu, por tentojnë dhe krijojnë raste derisa gjejnë edhe golin e tretë me Xheto Joi Nuredinin në minuten e 60-të. Kapiteni Sulejmani asiston për autorin e golit, i cili me mjaft finesë dërgon topin në rrjetë dhe trefishon shifrat. Malazezët ngushtuan rezultatin në 2-3 në minutën e 77-të. Pavarësisht golit, fitorja i takon kuqezinjve, me ndeshjen e parë miqesore të luajtur në Tuz që mbyllet me rezultatin 2-3 për Shqipërinë e Julian Ahmatajt.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi i Kombëtares U-19, Adi Kurti nuk do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në këto dy ndeshje për shkak të një dëmtimi që pësoi në stërvitjen e së enjtes. Pas ekzaminimeve, stafi mjekësor vendosi ta lërë pushim lojtarin, për mos ta rrezikuar.

Shqipëria do të luajë edhe një ndeshje tjetër miqësore kundër Malit të Zi të dielën në “Reshit Rusi” në Shkodër. Takimi është programuar të nisë në ora 12:00. Ky do të jetë testi i fundit për kuqezinjtë, të cilët i japin fund kështu ndeshjeve miqësore të zhvilluara përgjatë disa muajve, në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19. Shqipëria është pjesë e grupit 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

4 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

4 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

4 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

4 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

4 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

4 hours ago

This website uses cookies.