Shqipëria U-21, gati për Zvicrën
Shqipëria e moshës deri në 21 vjeç luan të martën ndeshjen e shtatë kualifikuese të Kampionatit Europian 2025. Në stadiumin “Arena Kombëtare”, Shqipëria e Alban Bushit do të presë Zvicrën, e cila në fakt kryeson grupin E me 11 pikë, kurse kuqezinjtë kanë dhjetë pikë së bashku me Rumaninë. Shqipëria vjen nga barazimin 0-0 me Finlandën të premten e kaluar në “Arenën Kombëtare”.
Në kalendar Shqipëria e Bushit do të luajë në transfertë me Zvicrën, si dhe do të presë Armeninë, por ndërkohë ka për të luajtur dhe ndeshjen e prapambetur me Malin e Zi, që në fakt u ndërpre më 21 nëntor për shkak të shiut të rrëmbyer në Podgoricë. Në këtë ndeshje me Zvicrën, e cila të martën do të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, mungon Smajli.
Në total janë dy përballje me Zvicrën e moshës deri në 21 vjeç. Më 11 tetor 2002, Shqipëria ka barazuar 0-0 me Zvicrën në stadiumin “Selman Stërmasi”, kurse më 10 qershor 2003, Zvicra ka fituar 2-1 ndaj Shqipërisë U-21. Një ndeshje që do të drejtohet nga suedezi Ladebak, ndërsa të gjithë shpresojnë që Shqipëria e Alban Bushit të rikthehet tek fitorja për të shpresuar të jetë për herë të parë në fazën finale të Kampionatit Europian të moshës deri në 21 vjeç.