Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 mori pjesë në turneun miqësor “Female Football Tournament” që u organizua dhe u zhvillua në Trieste të Italisë. Shqipëria e vajzave e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj u përball me ekipe si Italia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.
Ky turne nuk kishte si qëllim rezultatet, por promovimin e futbollit të vajzave dhe ekipi kuqezi u bë pjesë e edicionit të tetë të këtij turneu për herë të parë.
Trajnerja shqiptare pati mundësinë që të aktivizonte të gjitha lojtaret e thirrura për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë turne. Përfaqësueses shqiptare i shërbeu shumë ky turne për të formuar grupin me lojtaret e vitlindjes 2008, që do të luajnë më pas edhe në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për vajza.
Në tre takimet e zhvilluara në Itali, Shqipëria u mposht nga Italia me rezultatin 11-0. Në ndeshjen e dytë u mund nga Maqedonia e Veriut 6-4 dhe në sfidën e tretë u mposht nga Sllovenia me shifrat 2-0.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.