Shqipëria U19 e mbyll me humbje

Është mbyllur me një humbje përballë Skocisë aventura e Shqipërisë në grupin e saj të fazës së dytë të Eliminatore të Evropianit të futbollit për femra për grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve. Vajzat e drejtuara nga trajneri Kreshnik Krepi janë mundur 0-3 në takimin e fundit, të luajtur në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke e mbyllur kështu në vendin e dytë të renditjes së grupit B, me 6 pikë, 3 pikë më pak sesa Skocia, që vijon më tej në fazën tjetër.

Në fakt, ndeshja e fundit e vajzave kuqezi ka patur dy tablo, teksa në pjesën e parë, Shqipëria e ka ruajtur të paprekur rrjetën e saj, edhe pse ka qenë skuadra mike që ka bërë një vëllim më të madh loje, duke ndërtuar edhe më shumë raste për shënim, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës. Për rrjedhojë, pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta do të shohë skocezet ta rrisin trysninë kundrejt vajzave kuqezi, duke e zhvendosur lojën në gjysmëfushën e Shqipërisë.

Dhe kjo trysni jep fryte, pasi në një blic prej 13 minutash, Skocia e ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës. Mekliri ka shënuar e para për skocezet në minutën e 56-të, ndërsa 7 minuta më pas, është Grinvud që përfiton nga një kombinim i saktë i shoqeve të skuadrës dhe godet befasisht, duke mposhtur Monen në portën kuqezi.

Në minutën e 69-të, MekOulej gjen edhe golin që vulos fitoren 3-0 të Nën-19-vjeçareve të Skocisë ndaj atyre të Shqipërisë dhe, bashkë me të, edhe vendin e parë në grup.

Rezultatet dhe renditja në grupin B2 pas tre ndeshjeve:

Skoci 10-0 Lihtenshejn 03.04.2024

Shqipëri 3-0 Qipro 03.04.2024

Skoci 2-0 Qipro 06.04.2024

Shqipëri 7-0 Lihtenshtejn 06.04.2024

Shqipëri 0–3 Skoci 09.04.2024

Lihtenshtejn 0-5 Qipro 09.04.2024

Renditja e ekipeve pas tre ndeshjeve në grupin B2:

Skoci 9 pikë

Shqipëri 6 pikë

Qipro 3 pikë

Lihtenshejn 0 pikë

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.