Shqipëria U19 për vajza, gati për sfidën me Malin e Zi

Shqipëria U19

Turneu i parë Europian për këtë vit, i organizuar nga Federata e Futbollit, starton sot.

Bëhet fjalë për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2025 për moshën U-19 për vajza, ku Shqipëria bën pjesë në grupin B4 së bashku me Irlandën e Veriut, Azerbajxhanin dhe Malin e Zi.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në “Elbasan Arena”, “Egnatia Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”. Kombëtarja U-19, e drejtuar nga trajnerja Luçije Gjini, do ta nisë rrugëtimin me sfidën ndaj Malit të Zi, e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 14:30. Po sot , në orën 11:30, Irlanda e Veriut dhe Azerbajxhani do të përballen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Skuadra kuqezi është grumbulluar prej së shtunës në Durrës, ku ka zhvilluar përgatitjet e fundit në prag të këtij turneu. Ekipi është në gjendje optimale dhe gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi.

Të gjitha sfidat e grupit B4 do të luhen në Shqipëri më 18, 21 dhe 24 shkurt. Kombëtarja shqiptare do t’i zhvillojë ndeshjet e saj në stadiumet “Elbasan Arena” dhe “Egnatia Arena”, ndërsa takimet e tjera të grupit do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.