Shqipëria vend i sigurtë / Peleshi: Ballkani është i brishtë, qëndrojmë në alert

shqiperia vend i sigurte f
Shqipëria është vend i sigurtë dhe anëtar i NATOS, megjithatë për shkak të situatës së krijuar ne rajonin e Ballkanit, duhet të qëndrojmë në ALERT. Ministri i brendshëm, Niko Peleshi, kërkon që Forcat e Armatosura të jenë vigjilente dhe në gatishmëri për çdo situatë të mundshme….
Ministri i Mbrojtjes Peleshi përgëzoi Forcat e Armatosura të repartit Vau -Dejës për kontributin e tyre në çdo rast emergjence. Ushtria shqiptare aktualisht ka 400 vende të lira. I pranishëm në Shkodër, në një aktivitet për rekrutimin e të rinjve , ishte Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili tha se qëllimi është për të rritur interesin e të rinjve për t’u bërë pjesë e ushtrisë shqiptare…
Një mundësi të mirë për të rinjtë e ka konsideruar kryebashkiaku Benet Beci fushatën e rekrutimeve në forcat e armatosura.
Ministri i brenndshëm ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi në të gjithë vendin me qëllim informimin dhe sensibilizimin e të rinjve që të bëhën pjesë e forcave të armatosura.