Shqipëria, Vendi i Nderit në ITB Berlin, Rama: Prezantohet siç nuk mund të imagjinohej më parë

Shqipëria, Vendi i Nderit në ITB

Shqipëria është zgjedhur zyrtarisht si “Vendi i Nderit” i panairit Berlin 2025-së, panairit më të madh në botë të turizmit. Kryeministri, Edi Rama rikonfirmoi marrëveshjen e firmosur që prej marsit të 2024-ës duke shkruar në rrjetin social Facebook se do të prezantohet siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë.

“Mirëmëngjes dhe me Shqipërinë e të gjitha ndjesive, që këtë vit është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin, e për pak javë do të prezantohet atje nga organizatorët ashtu siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë”, shkruan Rama.

Panairi ITB Berlin, që do të zhvillohet nga data 4-6 mars 2025, është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë për të treguar përparësitë dhe mundësitë që ofron si destinacion turistik.

Ky është një nga panairet më të mëdha dhe më të rëndësishme për industrinë e turizmit, duke tërhequr mbi 5600 ekspozues dhe 1300 përfaqësues të sipërmarrjeve nga e gjithë bota.

Ndërkohë që disa ditë më parë u hodh edhe shorti për të përcaktuar pozicionimin e tur-operatorëve në stendën e Shqipërisë, duke siguruar një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë pjesëmarrësit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.