Shqipëria Veriore dhe ndikimi evropian – Konferenca me tematikë nga historia e UNISHK dhe Konsullatës së Austrisë
Agjenda e kësaj të premte për Universitetin “Luigj Gurakuqi” nisi me punimet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare me emërtimin “Transformime dhe ndikime: Shqipëria Veriore (1879 – 1918) dhe impakti i fuqive evropiane”.
Kjo konferencë erdhi në bashkëpunim me Konsullatën e Nderit të Austrisë. Përshëndetën punimet e saj rektori Tonin Gjuraj dhe konsulli i nderit, Gjergj Leqejza.
Në fjalimet e tyre theksuan rëndësinë dhe qëllimin e konferencës që sipas nuk kërkon të rishikojë historinë apo të nxisë polemika, por të shfaqë lidhjen e fortë që popujt e Ballkanit kanë me Perëndimin.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Zëvendësambasadori i Austrisë në vendin tone, Martin Schaller. Ai theksoi mbështetjen historike që Austria ka dhënë për Shqipërinë dhe Shkodrën në veçanti.
Në konferencë prezantuan punimet e tyre të lidhura me tematikën e saj personalitete akademike nga vendi dhe rajoni.