Categories: LajmePolitikë

Shqipërisë i shtohet një tjetër festë zyrtare, Dita e Alfabetit

Shqipërisë do i shtohet një tjetër festë zyrtare, Dita e Alfabetit. Vendimi i marrë këtë të enjte në Këshillin e Ministrave u komunikua nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Ky i fundit deklaroi se 22 Nëntori përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.

Këshilli i Ministrave sapo miratoi një vendim për një ndryshim në ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore. KM po i propozon Kuvendit shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë, 22 Nëntori përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve të cilët një të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe ajo që i bashkon është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën të identifikohen këtë gjuhë të bukur me alfabetin latin.

E kemi marrë iniciativën edhe pas bisedimeve që patëm në Samitin e Diasporës,” u shpreh Hasani.

Data 22 nëntor përbën një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, pasi kjo datë shënon ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit.  Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

5 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

5 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

5 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

6 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

6 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

6 hours ago

This website uses cookies.