“Shqiptarët i kanë fatet në dorën e vet” – Nikollë Camaj: Pjesmarrja në qeveri është garanci për të drejtat e shqiptarëve

nikolle camaj

Nga Shkodra, ku ishte i pranishëm për një promovim libri, zëvendëskryetari shqiptar i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, foli mbi situatën e fundit politike në shtetin fqinj. Tensionet mes qeverisë dhe opozitës nuk do të kenë ndikim sa i përket orientimit pro-perëndimor të vendit dhe rrugës drejt integrimit në Bashkimin Europian, u shpreh Camaj, njëherazi edhe deputet i Forumit Shqiptar në Malin e Zi.

Në vijim, Camaj tha se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen aktuale të Malit të Zi i garanton më shumë zbatimin e atyre të drejtave që janë fituar ndër vite.

Një situatë shqetësuese për Malin e Zi mbetet mosmiratimi akoma i buxhetit të shtetit por zëvendëskryetari i parlamentit, Nikollë Camaj foli me optimizëm rreth zgjidhjes së këtij ngërçi brenda pak ditëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.