Shqiptarët në kampet e ISIS, ekspertët: Shteti të vijojë përpjekjet për t’i kthyer dhe riintegruar
Ekspertët e çështjeve të sigurisë, të cilët kanë komunikim me familjarët e shqiptarëve që ende janë në kampet e Sirisë, kërkojnë nga institucionet vijimin e operacioneve të rikthimit të tyre në Shqipëri dhe më pas riintegrimin.
“Duhet të merren hapa të tjera nga institucionet që ato të kthehen. Ndoshta një rrugë e mirë është që të punohet me familjarët e këtyre personave, që janë në Shqipëri dhe kanë komunikim me ta, të bëhet një fushatë ndërgjegjësuese ligjore se me çfarë hapash apo pasojash ligjore do të përballen personat rast pas rasti”, tha eksperti Ergys Muzhaqi thotë për RTSH-në.
Muazhaqi jep edhe të dhëna për situatën e shqiptarëve atje, ku konfirmon dëshirë e disa prej tyre për tu rikthyer.
“Ka persona, të cilët nuk dëshirojnë të kthehen dhe ia imponojnë këtë psikologji edhe shqiptarëve të tjerë aty. Por ka edhe disa të tjerë, të cilët duan të kthehen, por ka një stepje sociale, juridike ndoshta edhe fetare”, u shpreh ai.
Për Muzhaqin, procesi i riintegrimit të 37 grave e fëmijëve të rikthyer tashmë, duhet patjetër të vijojë me ata që duan dhe mund të rikthehen.
“Mendoj është bërë një punë e mirë nga institucionet është bërë një punë e mirë për riintegrimin e personave të kthyer, por kjo praktikë e mirë duhet të vijojë dhe të konsolidohet për trajnimi dhe trajtimit të familjarëve të tyre për aspektet ligjore për personat që duan të kthehen, të kthehen dhe të integrohen në shoqërinë tonë”, tha Muzhaqi.
Rreth 144 shtetas shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe burra iu bashkuan konflikteve në Irak dhe Siri gjatë viteve 2012-2015. Qeveria Shqiptare ka riatdhesuar nga kampi Al-Hol në Siri, 37 gra dhe fëmijë.