Categories: AktualitetLajme

Shqiptarët në kampet e ISIS, ekspertët: Shteti të vijojë përpjekjet për t’i kthyer dhe riintegruar

Ekspertët e çështjeve të sigurisë, të cilët kanë komunikim me familjarët e shqiptarëve që ende janë në kampet e Sirisë, kërkojnë nga institucionet vijimin e operacioneve të rikthimit të tyre në Shqipëri dhe më pas riintegrimin.

Duhet të merren hapa të tjera nga institucionet që ato të kthehen. Ndoshta një rrugë e mirë është që të punohet me familjarët e këtyre personave, që janë në Shqipëri dhe kanë komunikim me ta, të bëhet një fushatë ndërgjegjësuese ligjore se me çfarë hapash apo pasojash ligjore do të përballen personat rast pas rasti”, tha eksperti Ergys Muzhaqi thotë për RTSH-në.

Muazhaqi jep edhe të dhëna për situatën e shqiptarëve atje, ku konfirmon dëshirë e disa prej tyre për tu rikthyer.

Ka persona, të cilët nuk dëshirojnë të kthehen dhe ia imponojnë këtë psikologji edhe shqiptarëve të tjerë aty. Por ka edhe disa të tjerë, të cilët duan të kthehen, por ka një stepje sociale, juridike ndoshta edhe fetare”, u shpreh ai.

Për Muzhaqin, procesi i riintegrimit të 37 grave e fëmijëve të rikthyer tashmë, duhet patjetër të vijojë me ata që duan dhe mund të rikthehen.

Mendoj është bërë një punë e mirë nga institucionet është bërë një punë e mirë për riintegrimin e personave të kthyer, por kjo praktikë e mirë duhet të vijojë dhe të konsolidohet për trajnimi dhe trajtimit të familjarëve të tyre për aspektet ligjore për personat që duan të kthehen, të kthehen dhe të integrohen në shoqërinë tonë”, tha Muzhaqi.

Rreth 144 shtetas shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe burra iu bashkuan konflikteve në Irak dhe Siri gjatë viteve 2012-2015. Qeveria Shqiptare ka riatdhesuar nga kampi Al-Hol në Siri, 37 gra dhe fëmijë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthimi i magjishëm i Shaqirit, tripletë Servetes dhe lider absolut i kampionatit

Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…

4 hours ago

Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…

4 hours ago

Dëmtohet Vinicius Jr, braziliani humbet sfidën ndaj Liverpulit

Një lajm  i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…

4 hours ago

“Gruaja fshatare” e Van Gogh – Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit   Vincent van Gogh, që mbeti…

4 hours ago

16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave – 1 në 3 gra në Shqipëri ende përjeton dhunë

Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…

4 hours ago

Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi

Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…

5 hours ago

This website uses cookies.