Shqiptarët pushime në Evropë- Pronotime të shumta për fundin e nëntorit, Krishtlindjen e Vitin e Ri
Edhe ky vit nuk i ka shpëtuar trendit të udhëtimeve për të kaluar festat jashtë vendit. Prenotimet dhe destinacionet e kësaj periudhe, sipas agjensive turistike janë më të larta nga e njejta periudhë e vitit të kaluar.
Operatorët turistikë në Fier thonë se gati 20-30% e familjeve mendojnë të kalojnë festat jashtë vendit ku destinacionet me të kërkuara janë Italia dhe vendet e tjera europiane ku jetojnë familjarët e tyre.
Përveç vendeve fqinje të lakmuara për netët festive janë edhe vendet më të largëta, por të ngrohta në dimër si Dubai apo Karaibet.
Një ndikim në rritjen e kërkesave për prenotimin e fluturimeve jashtë vendit për festat e fundvitit, kanë qenë çmimet e ulëta të biletave përmes linjave të udhëtimit low cost.