Shqiptari i dënuar në Angli për drogë, sekuestrohen toka me vlerë 500 mijë dollarë
Prokuroria Lezhë njoftoi të hënën sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të Gjovalin Kozhutës, një shtetas i dënuar nga autoritetet angleze për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Kozhuta dyshohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” nga autoritetet shqiptare.
Në përfundim të hetimeve paraprake u vendos sekuestroja preventive për pasuritë e të pandehurit dhe familjarëve të tij, kapin një vlerë prej 500 mijë euro, pasi dyshohet se janë krijuar nga veprimtaria kriminale.
- Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë);
- Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e rregistruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament);
- Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e rregjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament);
- Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
- Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
- Pasuria në zonën kadastrale me nr.1587, Lezhë me sipërfaqe 48 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
- Pasuria në zonën kadastrale me nr. 8602, Vlorë me sipërfaqe 72 m2, e rregiistruar në emër të shtetasit Gj.K.;
- Pasuria në zonën kadastrale me nr.8220, Tiranë, me sipërfaqe 106.3 m2, e rregjistruar në emër të shtetasve GJ.K. dhe P.R. (Apartament);
- Automjet Mercedez Benz, tip ML, në pronësi të shtetasit e Z.K.