Shqiptari që jeton në Santorini: Situata është e vështirë, kemi fjetur në makina! Vazhdojnë largimet

Shqiptari që jeton në Santorini

Tërmetet vazhdojnë të godasin Santorinin, një ndër ishujt më të famshëm dhe piktoresk të Greqisë.

Pamjet që vijnë nga ishulli tregojnë rrugë të boshatisura dhe njerëz që rendin të kapin një traget apo te presin bileta avioni për t’u larguar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH-24, Skënder Hakballa, shqiptari që prej vitesh jeton në Santorini, tregon se si paraqitet situata në ishullin grek pas tërmeteve të shumta që janë riregjistruar.

Lëkundjet vijojnë, u shpreh ai,  ndërsa theksoi se njerëzit janë në panik dhe se shumë shqiptar që jetojnë atje kanë larguar nga ishulli.

Për momentin jemi shumë të qetë sepse jemi larguar nga ishulli grek dhe jemi strehuar në Athinë. Presim nga ora në orë, nga dita në ditë të marrim ndonjë informacion nga organet shtetërore greke se çfarë do të vendoset. Aktualisht, gjendja është shumë e rëndë. Kemi ende njerëz që jetojnë ende në Santorini. Lëkundjet vazhdojë dhe ngjallin frikë dhe panik tek banorët.

Nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet  por herë pas herë vazhdojnë dridhjet e tokës, tregon Hakballa.

Ishte data 2 shkurt dhe ne e kaluam natën jashtë dhe duke parë që njerëzit po largoheshin nga ishulli vendosëm edhe në që të iknim nga Santorini. Frika ishte e tmerrshme. Natën që qëndruam jashtë kem ndjerë një lëkundje të madhe që sipas raportimeve ishte 5.3 shkalles riter.

 Hakballa tregon më tej që nuk është dhënë urdhër nga autoritetet shtetërore greke që të largoheshin nga Santorini.

Largimet kanë qenë në mënyrë të vullnetshme dhe të gjithë i janë drejtuar agjencive të biletarive. Duke parë që numri i njerëzve ishte i madh, qeveria greke ka shtuar tragetet dhe avionët për të mundësuar largimin e njerëzve nga ishulli”.

Frika është e madhe tregon për RTSH-në emigranti shqiptar me banim prej vitesh në ishullin grek dhe vazhdon që njerëzit të largohen çdo moment.

“ Sapo kam biseduar me një mik që jeton atje prej vitesh dhe kishte vendosur të largohej dhe ai me familjen sepse më tha që gjerat vazhdojnë sikurse kanë qenë apo dhe më keq.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.