Shtatë ushqime të dëmshme për mëlçinë që duhet të largoni nga dieta juaj
Mëlçia është një nga organet thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë. Është përgjegjëse për largimin e toksinave, nxit tretjen e ushqimit të asimiluar dhe është përgjegjëse për sintezën e sheqernave, kolesterolit dhe triglicerideve.
Megjithatë, një dietë e pasur me yndyrna të ngopura dhe vakte të mëdha, përveç abuzimit me duhanin dhe alkoolin, rëndon mëlçinë dhe shëndetin.
Ushqime të pasura me yndyrna të ngopura- Mish i pjekur dhe produktet e qumështit.
Ushqime të pasura me sheqerna të rafinuar- Të tilla si ëmbëlsirat, produktet e pjekura, pijet me sheqer dhe miellrat e rafinuar.
Patate të skuqura- Të gjitha ushqimet e skuqura.
Ushqime të pasura me kripë të shtuar- Si salsiçe apo perime të konservuara. Një dietë e pasur me natrium, në afat të gjatë, mund të shkaktojë cirrozë të mëlçisë.
Ushqime gjysme te gatshme dhe të konservuara, të cilat përmbajnë shumë konservues, yndyrna dhe sheqerna- Në këtë grup bëjnë pjesë ushqimet e gatuara paraprakisht, produktet e ëmbëlsirave, biskotat, supat në ngrirje ose të konservuara.
Mish i papërpunuar (i cili mund të përmbajë mikroorganizma ose toksina) ose i pjekur- Në fakt, pjesët e djegura të mishit të gatuara në skarë mund të çlirojnë akrilamid, një substancë përgjegjëse për kancerin. Prandaj këshillohet që mishi të gatuhet në avull.
Alkooli- Alkooli është shkaktari kryesor i dëmtimit të mëlçisë. Alkooli etilik metabolizohet në mëlçi në acetaldehid, një substancë toksike që mund të dëmtojë qelizat e mëlçisë.