turistet shtator
Sezoni turistik është zgjatur në Shqipëri dhe kjo tregohet nga shifrat e turistëve që kanë ardhur në vendin tonë edhe gjatë muajve shtator tetor. Ditët e shtatorit kanë qenë të preferuara nga të huajt, falë edhe klimës së mirë e motit të ngrohtë.
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në shtator, në vend hynë 1.1 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 45% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është niveli më i lartë i hyrjeve të të huajve të regjistruar ndonjëherë në këtë muaj.
Edhe për periudhën janar-shtator, shifrat tregojnë një rekord historik. Në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj, që është një shifër 29% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Ministri I Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete deklaroi këtë të mërkurë se kapaciteti i aeroportit të Rinasit është që të mirëpresë më shumë se 10 milionë turistë në vit.
“Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, porta hyrëse kryesore ajrore, tashme ka një infrastrukturë të përmirësuar dhe është gati të mirëpresë mbi 10 milion pasagjerë fal investimeve të realizuara”, tha ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete.
Në shtator 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 1.059.798 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 29.236 dhe 8.958 shtetas.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.