Ndonëse një muaj i nxehtë, gushti solli larminë e zhvillimit të disa prej evenimenteve kulturore dhe artistike në Shkodër dhe përtej, ku një pjesë e tyre erdhën si stacion i “KultArt 2023” me ndalesat e tyre jo vetëm në qytet, por edhe në disa prej pikave turistike të bashkisë, si në Shirokë apo Velipojë.
Në këtë muaj u zhvillua edhe edicioni i XIV i “Shkodra Jazz Festival”, i cili jo vetëm ruajti traditën e zhvillimit të tij por e pasuroi atë edhe me artistë të ftuar nga e gjithë bota duke sjellë atmosferë në sheshin para bashkisë.
Edhe në muajin shtator janë planifikuar disa prej evenimenteve të rëndësishme kulturore teksa ato nisën me një performancë artistike në hollin e bashkisë nga artistja shkodrane Suida Dushi ndërsa vijoi së fundmi me koncertin pianistik të Florian Weber në teatrin “Migjeni” si pjesë e edicionit të tretë të “Ritual Piano Improvisation”, i cili do të mbyllet të premten e datës 8 shtator po në teatër me një tjetër pianist të ftuar si Fabrizio Ottaviuci.
Gjatë shtatorit nuk do të mungojnë as ekspozitat e artistëve të ndryshëm në Galerinë e Arteve të Shkodrës si dhe në galerinë “Oda” ku një pjesë e tyre do të nisin që nga java e re. Në datat 7 dhe 8 shtator në sheshin kryesor të qytetit pritet të mbahet koncerti “Fest e Folklor”, që sjell traditën më afër publikut.
Më 15 shtator në pikën turistike të Shirokës pritet të organizohet aktiviteti: “Me kenë shkodran, t’tana i ban” në fokus të të cilit është rivitalizimi i traditave dhe kulturës së qytetit të Shkodrës me pjesëmarrjen e të gjitha grupmoshave duke gjallëruar jetën artistike të qytetit.
Në datat 15 dhe 16 shtator kalaja “Rozafa” do të presë një tjetër eveniment siç do të jetë “Tuba Fest”. Ky festival do të ketë në përbërje të tij performues të rinj si dhe studentë të universitetit të Arteve dhe fakultetit të Filologjikut ku tematika e festivalit do të jetë folklori shqiptar.
Në datën 26 shtator në qendrën rinore “Arka” do të mbahet edicioni i XII i festivalit ndërkombëtar “Jazz in Albania” ndërsa ky muaj do të mbyllet me Ahengun Shkodran, koncertin tradicional të dedikuar kryeveprave të trashëgimisë shpirtërore shqiptare dhe që pritet të mbahet të premten e datës 29 shtator.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.