Shtatori në veri me turistë të huaj, polakët vizitojnë edhe zonat të pabanuara
Në zonat turistike të veriut edhe gjatë shtatorit janë të pranishëm turistët e huaj. Një çift nga Polonia shprehen të mahnitur nga veriu i Shqipërisë, të veçantë në vizitën e tyre kanë se përveç pikave turistike duan të shohin edhe vendet e braktisura.
“Po udhëtoj me bashkëshortin tim Oskar nga Mali Zi në Shqipëri. Kemi vizituar malet tuaja. Keni një vend shumë të bukur. Vërtet e duam. Është hera e parë këtu. Janë pushimet më të mira që kemi bërë ndonjëherë . Përveç vendeve turistike po shohim edhe ato të braktisura”, tha një turiste.
Bearta bashkë me bashkëshortin e saj Oskarin na tregojnë për udhëtimin e tyre për herë të parë në vendin tonë, guidën në Veri.
“Shkuam në Theth, Një udhëtim në Lum në Valbonë. Do të shikojmë malin e Pashtrikut. Dhe më pas do të vendosim se ku do të shkojmë. njerëzit janë shumë miqësor. Ne njohëm çifte njerëzish kur po ecnim. Na ndalonin dhe na pyesnin. Na ftonin për kafe. E dua çdo gjë këtu”, tha një turiste.
Ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit sa i takon turizmit malor. Pikat si Valbona, Thethi, Lumi I Shalës dhe i Gashit apo Shtegu i Ngjyrave dhe Tunelet nëntokësore kanë qenë më të preferuarat për turistët polakë të cilët kanë qenë të shumtë duke kryesuar listën e turistëve të huaj që vizitojnë veriun e Shqipërisë.
Gazetare: Nermin Spahiu