Lajme

Shtatori në veri me turistë të huaj, polakët vizitojnë edhe zonat të pabanuara

Në zonat turistike të veriut edhe  gjatë shtatorit janë të pranishëm turistët e huaj. Një çift nga Polonia shprehen të mahnitur nga veriu i Shqipërisë, të veçantë në vizitën e tyre kanë se përveç pikave turistike duan të shohin edhe vendet e braktisura.

“Po udhëtoj me bashkëshortin tim Oskar nga Mali Zi në Shqipëri. Kemi vizituar malet tuaja. Keni një vend shumë të bukur. Vërtet e duam. Është hera e parë këtu. Janë pushimet më të mira që kemi bërë ndonjëherë . Përveç vendeve turistike po shohim edhe ato të braktisura”, tha një turiste.

Bearta bashkë me bashkëshortin e saj Oskarin na tregojnë për   udhëtimin e tyre për herë të parë në vendin tonë, guidën në Veri.

“Shkuam në Theth, Një udhëtim në Lum  në Valbonë. Do të shikojmë malin e Pashtrikut. Dhe më pas do të vendosim se ku do të shkojmë. njerëzit janë shumë miqësor. Ne njohëm çifte njerëzish kur po ecnim. Na ndalonin dhe na pyesnin. Na ftonin për kafe. E dua çdo gjë këtu”, tha një turiste.

Ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit sa i takon turizmit malor. Pikat si Valbona, Thethi, Lumi I Shalës dhe i Gashit apo Shtegu i Ngjyrave dhe Tunelet nëntokësore kanë qenë më të preferuarat për turistët polakë të cilët kanë qenë të shumtë duke kryesuar listën e turistëve të huaj  që vizitojnë veriun e Shqipërisë.

Gazetare: Nermin Spahiu

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hamilton-Leclerc, “çifti” më i bukur i F1

Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…

3 hours ago

Dybala përmbys Porton, Roma në 16-she

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…

3 hours ago

Europa League, Fenerbahce siguron kualifikimin

Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…

3 hours ago

Zyrtari amerikan kritika Zelenskyt: Ndalo së kritikuari Trumpin, nënshkruaj marrëveshje minerale

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…

3 hours ago

Incidenti ajror në Toronto/ Kompania kompeson secilin udhëtar me 30 mijë dollarë

Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…

3 hours ago

Kryesia e PD miraton listën e kandidatëve që do hyjnë ne primare më 1 mars

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…

3 hours ago

This website uses cookies.