Shtatori rrit interesin për muzetë – Nikjari: Me një vit më parë ka rritje të numrit të vizitorëve
Edhe në përfundim të sezonit veror vazhdon interesi nga ana e turistëve për të vizituar muzetë e Shkodrës. Një prej tyre është Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, i cili këtë vit ka pritur mbi 3000 vizitorë , kryesisht të huaj.
Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës ofon një hapësirë që dokumenton historinë e vuajteve të të burgosurve politikë.
Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës ekspozon objekte, fotografi, dëshmi dhe dokumente të lidhura me periudhën komuniste në Shqipëri, duke përfshirë jetën e të përndjekurve politikë. Çdo vit e më tepër ky muze po tërheq vëmendjen e vizitoreve nga e gjithë bota si një nga vendet identitare të historisë së Shkodrës komuniste.