Shtatorja e Lekë Dukagjinit – Grupi iniciator kërkon vendosjen në qendër të qytetit të Shkodrës

Grupi iniciator për vendosjen e monumentit të Lekë Dukagjinit në qytetin e Shkodrës vlerëson si një hap pozitiv miratimin e rregullores nga Këshilli Bashkiak, e cila mundëson realizimin e këtij projekti.
Megjithatë, ata kërkojnë që vendimi përfundimtar të merret në mbledhjen e ardhshme të këshillit, duke e konsideruar këtë një akt nderimi ndaj figurës së Lekë Dukagjinit.Gjithashtu, grupi iniciator insiston që busti të vendoset në një nga lokacionet e propozuara në qendër të qytetit dhe jo në periferi, duke argumentuar rëndësinë historike dhe kulturore të kësaj figure.
Përfaqësues të shoqatës “Dukagjini” dhe anëtarë të grupit iniciator theksojnë se nuk synojnë të ushtrojnë presion mbi institucionet apo përfaqësuesit e qeverisjes vendore.
Ata shprehen të vendosur për të vijuar angazhimin e tyre, me qëllim realizimin e këtij projekti dhe nderimin e Lekë Dukagjinit si një figurë e shquar kombëtare.