Shtatshkurtësia nuk e pengon të punojë / Xhuliani nga Shkodra, shembulli i kurajos dhe forcës për të ecur përpara
Ky është Xhulian Shehu nga Velipoja 24 vjeç. Xhuliani është i prekur nga nanizmi, e thënë ndryshe gjendja e shkaktuar nga sasia e pamjaftueshme e hormonit, të rritjes në trupin e njeriut.Por kjo nuk e ka penguar të bëjë një jetë krejtësisht normale dhe të jetë i suksesshëm. Ai punon prej një viti në një kompani private në Shkodër si ndihmës asistent, falë zyrës së punës nëpërmjet programit që ofron për personat me aftësi ndryshe.
Me punën thotë se është i kënaqur pavarësisht vështirësive që Xhuliani has gjatë ditës për të marrë dosje dhe dokumenta që janë lart dhe për këtë e ndihmojnë kolegët e punës.
Paragjykimet, kureshtja apo përbuzja janë pasqyra e asaj çfarë shohin njerëzit që vuajnë nga shtatshkurtësia, por ai ka vendosur tu bëjë ballë paragjykimeve, duke i sfiduar ato.Kufijtë nuk i vendos trupi por, mendja shprehet Xhuliani.
Xhulian Shehu është shembulli më i mirë i kurajos dhe forcës për të ecur përpara , pavarësisht sfidës që jeta i ka ofruar. Ai thotë se ndihet krenar për atë që është dhe se nuk e shikon vetën me sytë e të tjerëve.