Categories: LajmeLajme nga Vendi

Shtatshkurtësia nuk e pengon të punojë / Xhuliani nga Shkodra, shembulli i kurajos dhe forcës për të ecur përpara

Ky është Xhulian Shehu nga Velipoja 24 vjeç. Xhuliani është i prekur nga nanizmi, e thënë ndryshe gjendja e shkaktuar nga sasia e pamjaftueshme e hormonit, të rritjes në trupin e njeriut.Por kjo nuk e ka penguar të bëjë një jetë krejtësisht normale dhe të jetë i suksesshëm. Ai punon prej një viti në një kompani private në Shkodër si ndihmës asistent, falë zyrës së punës nëpërmjet programit që ofron  për personat me aftësi ndryshe.

Me punën thotë se është i kënaqur pavarësisht vështirësive që Xhuliani has gjatë ditës për të marrë dosje dhe dokumenta që janë lart dhe për këtë e ndihmojnë kolegët e punës.

Paragjykimet, kureshtja apo përbuzja janë pasqyra e asaj çfarë shohin njerëzit që vuajnë nga shtatshkurtësia, por ai ka vendosur tu bëjë ballë paragjykimeve, duke i sfiduar ato.Kufijtë nuk i vendos trupi por, mendja shprehet Xhuliani.

Xhulian Shehu është shembulli më i mirë i kurajos dhe forcës për të ecur përpara , pavarësisht sfidës që jeta i ka ofruar. Ai thotë se ndihet krenar për atë që është dhe se nuk e shikon vetën me sytë e të tjerëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

14 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

14 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

14 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

14 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

14 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

15 hours ago

This website uses cookies.