“Shtegëtimi i bagëtive”, tradita e lashtë, përfshirja e saj në UNESCO duhet shoqëruar me rritjen e interesit nga brezi i ri
Në fund të vitit që lamë pas, një lajm i mirë erdhi nga Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale që votoi përfshirjen e transumancës në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore.
Tradita e shtegtimit të bagëtive është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet. Ajo është gjerësisht e pranishme edhe në malësitë e Alpeve tona.
Si një traditë që ka ekzistuar ndër shekuj, ajo duhet ruajtur dhe studiuesja Rita Shkurtaj shpreh shqetësimin në mënyrë të veçantë për brezin e ri që duket se i mungon interesi për ta trashëguar atë.
Në fundjavën që lamë pas në pikën turistike të Bogës u zhvillua edhe një festë dy-ditore me qëllim promovimin e transumancës në bjeshkët e veriut.